top of page

Të rinjtë në aksion: Bashkë kundër dhunës! 30 nëntor 2024; Gjimnazi “Kiril Pejçinoviq,” Tetovë

  • Adrion
  • Dec 5, 2024
  • 2 min read


Shoqata për Arsim dhe Kulturë "Adrion," në bashkëpunim me Unionin e Nxënësve të Gjimnazit “Kiril Pejçinoviq,” organizoi një punëtori ndërgjegjësuese dhe interaktive me temën: "Njohja e dhunës dhe roli aktiv i të rinjve në parandalimin e saj."



Në punëtori morën pjesë nxënës të Gjimnazit të Tetovës dhe Shkollës së Mjekësisë, përfaqësues të Komunës së Tetovës nga sektori për arsim, psikologë, pedagogu i gjimnazit dhe një psikoterapist.




Ky aktivitet u zhvillua si pjesë e projektit partner "Zëri dhe pjesëmarrja e grave dhe të rinjve në: Krijimin e politikave publike dhe krijimin e një mjedisi të favorshëm për pjesëmarrjen qytetare," i cili zbatohet nga Iniciativa Qytetare e Grave ANTIKO, Shkup, në bashkëpunim me Shoqatën Adrion dhe Shoqata “Gjithmonë Bashkëjetesë,” f. Kanatlarci – Prilep, me mbështetjen e qeverisë zvicerane përmes Civica Mobilitas.



Disa nga qëllimet e punëtorisë ishin:


Edukimi mbi format e ndryshme të dhunës dhe pasojat e saj në nivel individual e shoqëror.

Ndërgjegjësimi mbi rëndësinë e Konventës së Stambollit dhe mekanizmave mbrojtës.

Inkurajimi i të rinjve për të marrë rol aktiv në parandalimin e dhunës.



Punëtoria u karakterizua nga diskutime të gjalla dhe debate ndërmjet nxënësve mbi temat e trajtuara, duke përfshirë:


• Si mund të identifikojmë format më të fshehta të dhunës, si ajo psikologjike dhe ekonomike.

• Roli i të rinjve si agjentë të ndryshimit dhe avokatë të drejtësisë.

• Mënyrat për të ndihmuar viktimat e dhunës pa rrezikuar sigurinë personale.



Nxënësit ndanë përvoja dhe mendime personale, duke analizuar raste konkrete dhe duke sugjeruar hapa praktikë për parandalimin e dhunës.



Pjesëmarrësit dolën nga punëtoria më të informuar dhe të motivuar për të vepruar në komunitetet e tyre. Aktiviteti shërbeu si një platformë për të zhvilluar aftësi lidershipi dhe për të promovuar një mjedis më të sigurt dhe mbështetës për të rinjtë.


 
 

Sh. A. K. "Adrion"

E-mail: aadrion3@gmail.com

Telefon: +389 71 344 885

  • Facebook

ANTARËSIMI NË RRJETET

LIDHJET E PROJEKTIT

antiko-logo_3_lang.jpeg
logo (1).png
swiss-agency-for-development-and-cooperation-sdc-vector-logo.png

*Disclaimer: Civica Mobilitas është një projekt i Qeverisë së Zvicrës, i zbatuar nga MCMS, NIRAS dhe FCG. Mendimet e shprehura këtu nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e qeverisë zvicerane, Civica Mobilitas ose organizatave që e zbatojnë atë.

©2024 nga Sh.A.K. "Adrion", Të gjitha të drejtat e rezervuara! 

bottom of page