
PROJEKTET
PROJEKTI: “Zëri dhe pjesëmarrja e grave dhe të rinjve në krijimin e politikave publike dhe krijimi i një mjedisi mundësues për pjesëmarrjen qytetare”
Projekti zbatohet nga: Iniciativa Qytetare për Gratë ANTIKO, Shkup (mbajtësi i projektit)
Partnerët e projektit:
1. Shoqata për Afirimim Multikulturor dhe Edukimin e Grave dhe të Rinjve në zonat rurale "Gjithmonë Bashkëjetesë" fshati Kanatlarci, Prilep
2. Shoqata për Arsim dhe Kulturë "Adrion" fshati Treboshi, Zhelinë
Kohëzgjatja e projektit: 34 muaj (1.12.2023 - 30.09.2026)
Buxheti i projektit: 13,999,983 den. buxhet i përgjithshëm - i dedikuar për zbatimin e projektit nga mbajtësi dhe dy (2) organizatat partnere.
Projekti: “Zëri dhe pjesëmarrja e grave dhe të rinjve në krijimin e politikave publike dhe krijimin e një mjedisi mundësues për pjesëmarrjen qytetare” mbështetet nga: Qeveria Zvicerane përmes Civica Mobilitas.
Qëllimi i përgjithshëm i projektit: Përmirësimi dhe zgjerimi i hapësirave dhe mundësive për angazhim qytetar përmes organizatave qytetare (grassroots) të fuqizuara dhe më të organizuara në nivel lokal, që mundësojnë përfshirje dhe një shoqëri civile më të qëndrueshme, duke punuar në programe të prekshme, bazuar në vlerat demokratike, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.
Qëllimet specifike:
• Ngritja e kapaciteteve organizative, aftësive dhe shkathtësive të organizatave qytetare (grassroots) - mbështetje për zhvillimin e angazhimit qytetar dhe ndikimin në krijimin e politikave publike dhe pjesëmarrjen në vendimmarrje
• Rritja e zërit dhe kapacitetit të të rinjve dhe grave për pjesëmarrje aktive në ndërtimin e komunitetit
• Përmirësimi i mundësive për gratë nga zonat e vogla urbane dhe rurale për pjesëmarrje aktive në tregun e punës dhe vetëpunësim.
Konsituentët: Qytetarë nga rajonet dhe komunat e synuara, veçanërisht nga zonat e vogla urbane dhe rurale; të rinj dhe gra; organizatat qytetare; autoritetet qendrore dhe lokale dhe institucionet publike; biznese; grupe etnike dhe kulturore; grupe përdoruesish të shërbimeve publike; grupe akademike dhe studentë; prindër, të moshuar; media.
Rezultatet e pritshme:
Kapacitetet organizative të brendshme janë përmirësuar – njohuritë dhe aftësitë për menaxhimin e iniciativave qytetare; krijuar hapësira më të mëdha për pjesëmarrje qytetare; janë vendosur mekanizma për përmirësimin e bashkëpunimit me autoritetet lokale dhe palët e interesuara; janë ndërtuar kapacitetet e liderëve të rinj të komunitetit; janë fituar njohuri teorike dhe shkathtësi praktike lidershipi për angazhimin qytetar të liderëve të rinj, të cilët kanë rritur zërin për ndryshime pozitive përmes aksioneve sociale publike në komunitet dhe janë krijuar lidhje me autoritetet lokale; është rritur qasja e grave në edukim dhe arsim (përmes ndjekjes së kurseve/programeve profesionale shumë-mujore për fitimin e aftësive). Aftësitë dhe kompetencat e zhvilluara mundësojnë që ato të jenë më konkurruese në tregun e punës dhe të kenë më shumë mundësi për të përfituar nga masat aktive qeveritare për punësim. Është lehtësuar qasja e grave përmes ngjarjeve informuese tek institucionet mikrofinanciare dhe programet e mikrokreditimit; është ndikuar në krijimin e një mjedisi më të favorshëm përmes politikave të hartuara për rritjen e pjesëmarrjes aktive të grave në tregun e punës.
Aktivitetet:
Kërkime - hartimi i gjendjes fillestare; Trajnime për forcimin/ndërtimin e kapaciteteve organizative të organizatave lokale për angazhim qytetar dhe nxitjen e iniciativave qytetare; Punëtori për avokim publik dhe lobim; Fushata mediatike për rritjen e ndërgjegjësimit dhe informimit publik për përfitimet e pjesëmarrjes qytetare, vullnetarizmit dhe fuqizimit ekonomik të grave.
Organizimi i ngjarjeve publike në komunitete, debate, tryeza të rrumbullakëta; forume në komunitete, ngjarje për vendosjen e dialogut me autoritetet dhe palët e tjera të interesuara dhe aktorët; Aktivitetet për ndërtimin e rrjeteve dhe partneriteteve; Mbajtja e trajnimeve/punëtorive për zhvillimin e aftësive drejtuese të të rinjve dhe zbatimin e aksioneve sociale publike në komunitet; Mbajtja e kurseve profesionale për fuqizimin ekonomik të grave dhe vendosjen e dialogut midis grave dhe autoriteteve për krijimin e një mjedisi mundësues për zhvillimin e ndërmarrësisë së grave dhe vetëpunësimin.
Projekti “Zëri dhe pjesëmarrja e grave dhe të rinjve në krijimin e politikave publike dhe krijimin e një mjedisi mundësues për pjesëmarrjen qytetare” zbatohet nga Iniciativa Qytetare për Gratë ANTIKO, Shkup dhe partnerët e projektit Shoqata “Gjithmonë Bashkëjetesë” - f. Kanatlarci - Prilep dhe ZOK Adrion, Zhelinë. Projekti mbështetet nga Qeveria Zvicerane përmes Civica Mobilitas.
Civica Mobilitas është një projekt i Qeverisë së Zvicrës, i zbatuar nga MCMS, NIRAS dhe FCG. Opinionet e shprehura këtu janë të Shoqatës “Gjithmonë Bashkëjetesë” dhe nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht qëndrimet e Qeverisë Zvicerane, Civica Mobilitas apo organizatave që e zbatojnë atë.