top of page

Diskutim i hapur për fëmijët me nevoja të veçanta në Tetovë!

  • Adrion
  • Jun 16
  • 1 min read
ree

📅 Më 04 prill 2025, në hapësirat e ish-Radios Tetova, u mbajt sesioni me temë: "Fëmijët me nevoja të veçanta – sfidat dhe mënyrat e përfshirjes së tyre në sistemin arsimor", organizuar nga grupi joformal Rinia e zeshme, të trajnuar në programin tonë për lidership.

ree

Të pranishëm ishin nxënës, pedagogë dhe sociologë, të cilët ndanë mendime e përvoja mbi sfidat që hasin fëmijët me aftësi të kufizuara në sistemin arsimor dhe nevojën për mbështetje gjithëpërfshirëse.

ree

Grupi prezantoi raportin e hulumtimit të zhvilluar, duke theksuar sfidat, metodologjinë dhe duke paraqitur ide konkrete për përmirësim.

ree

Puna në grupe nxiti ide kreative e të zbatueshme për përfshirje të barabartë dhe mbështetje të qëndrueshme për këta fëmijë në komunitet.

ree

Të gjithë u dakorduan se duhet vepruar me urgjencë për më shumë ndërgjegjësim, bashkëpunim dhe politika për një sistem më gjithëpërfshirës.

ree

Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve për energjinë dhe përkushtimin!

ree

📌 Ky aktivitet është pjesë e projektit partner "Zëri dhe pjesëmarrja e grave dhe të rinjve në krijimin e politikave publike dhe një mjedis të favorshëm për pjesëmarrjen qytetare", që zbatohet nga Women Civic Initiative Antico, në bashkëpunim me Adrion dhe @Секогаш Соживот – Her Zaman Birlikte Yaşama, me mbështetjen e Qeverisë Zvicerane përmes Civica Mobilitas.


 
 

Sh. A. K. "Adrion"

E-mail: aadrion3@gmail.com

Telefon: +389 71 344 885

  • Facebook

ANTARËSIMI NË RRJETET

LIDHJET E PROJEKTIT

antiko-logo_3_lang.jpeg
logo (1).png
swiss-agency-for-development-and-cooperation-sdc-vector-logo.png

*Disclaimer: Civica Mobilitas është një projekt i Qeverisë së Zvicrës, i zbatuar nga MCMS, NIRAS dhe FCG. Mendimet e shprehura këtu nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e qeverisë zvicerane, Civica Mobilitas ose organizatave që e zbatojnë atë.

©2024 nga Sh.A.K. "Adrion", Të gjitha të drejtat e rezervuara! 

bottom of page