top of page

Të rinjtë ndërmarrin iniciativa për përmirësimin e komunitetit: Prezantimi i projekteve kreative në diten e tretë të punëtorisë

  • Adrion
  • Sep 18, 2024
  • 2 min read


Më 21 gusht 2024, përfundoi me sukses dita e tretë dhe përfundimtare e punëtorisë online me temë "Rrjetëzimi, krijimi i mundësive për ndërveprim dhe ndërtimi i marrëdhënieve."



Të rinjtë nga Tetova, Kumanova, Struga dhe Manastiri prezantuan me krenari aktivitetet që kishin planifikuar dhe realizuar një ditë më parë, duke treguar përkushtimin e tyre ndaj përmirësimit të komuniteteve të tyre.



• Në Kumanovë, të rinjtë organizuan një punëtori për zgjerimin e rrjetit social, ku diskutuan mbi rëndësinë e socializimit të të rinjve dhe mënyrat për të proklamuar idetë e tyre për pjesëmarrje në aktivitete të ardhshme.


• Në Strugë, me mbështetjen e Shoqatës KAB STRUGA, të rinjtë organizuan një debat me temë mbi ekologjinë, ku u zotuan se në të ardhmen do të veprojnë vullnetarisht për pastrimin e qytetit.



• Ne Tetovë të rinjët inicuan një projekt filmik me temë: Shendeti i të rinjeve: Pasojat e perdorimit të substancave te varshmërisë!


• Në Manastir, nxënësit e shkollës së mesme vizituan shtëpinë ku u mblodh Kongresi i Manastirit dhe u njohën me historinë e alfabetit shqip. Ata planifikojnë të shpalosin idetë e tyre në një ekspozitë që do të organizohet në shkollat e tyre.



Këto aktivitete janë vetëm fillimi i angazhimit të të rinjve për t’i shërbyer komunitetit dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë.


Kjo punëtori ishte pjesë e projektit partner "Zëri dhe pjesëmarrja e grave dhe të rinjve në: Krijimin e politikave publike dhe krijimin e një mjedisi të favorshëm për pjesëmarrjen qytetare," i cili është zbatuar nga Iniciativa Qytetare e Grave ANTIKO, Shkup, në bashkëpunim me Shoqatën Për Arsim dhe Kulturë ADRION dhe partnerë të tjerë, me mbështetjen e qeverisë zvicerane përmes Civica Mobilitas.

 
 

Sh. A. K. "Adrion"

E-mail: aadrion3@gmail.com

Telefon: +389 71 344 885

  • Facebook

ANTARËSIMI NË RRJETET

LIDHJET E PROJEKTIT

antiko-logo_3_lang.jpeg
logo (1).png
swiss-agency-for-development-and-cooperation-sdc-vector-logo.png

*Disclaimer: Civica Mobilitas është një projekt i Qeverisë së Zvicrës, i zbatuar nga MCMS, NIRAS dhe FCG. Mendimet e shprehura këtu nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e qeverisë zvicerane, Civica Mobilitas ose organizatave që e zbatojnë atë.

©2024 nga Sh.A.K. "Adrion", Të gjitha të drejtat e rezervuara! 

bottom of page