top of page

TRAJNIM mbi Qëndrueshmërinë Financiare të organizatave të shoqërisë civile (bazë)

  • Adrion
  • Jun 16, 2025
  • 1 min read

Antico, në bashkëpunim me organizatat partnere, po organizon një trajnim më 15 dhe 16 mars 2025, me qëllim forcimin e kapaciteteve të organizatave të shoqërisë civile për financim të qëndrueshëm dhe rritjen e pavarësisë së tyre në veprim.

Përmes një qasje interaktive, pjesëmarrësit morën mjete dhe njohuri praktike për njohjen dhe përdorimin e burimeve të ndryshme të mbështetjes financiare, zhvillimin e qasjeve efektive për mobilizimin e burimeve, si dhe planifikimin për stabilitet financiar afatgjatë.

👥 Trajnimi rezultoi në:

🔹Forcimin e besimit të pjesëmarrësve për planifikimin strategjik të financimit

🔹Zhvillimin e planeve fillestare për qëndrueshmëri dhe ide për iniciativa specifike

🔹 Gatishmëri më të mirë për ndërtimin e partneriteteve me aktorët dhe donatorët lokalë

🔹 Rrjetëzimin dhe shkëmbimin e përvojave midis organizatave nga rajone dhe komunitete të ndryshme lokale të RSM-së. 🔹 Trajnimi u drejtua nga Zoran Stojkovski – një ekspert me shumë vite përvojë në zhvillimin e strategjive për financimin e OSHC-ve.


Aktiviteti në kuadër të projektit: "Zëri dhe pjesëmarrja e grave dhe të rinjve - krijimi i politikave publike dhe një mjedisi mundësues për pjesëmarrjen qytetare". zbatuar nga Iniciativa Qytetare e Grave Antico dhe partnerët Always Living Together - Her Zaman Birlikte Yaşama dhe Adrion mbështetet financiarisht nga Qeveria e Zvicrës përmes Civica Mobilitas.


 
 

Sh. A. K. "Adrion"

E-mail: aadrion3@gmail.com

Telefon: +389 71 344 885

  • Facebook

ANTARËSIMI NË RRJETET

LIDHJET E PROJEKTIT

antiko-logo_3_lang.jpeg
logo (1).png
swiss-agency-for-development-and-cooperation-sdc-vector-logo.png

*Disclaimer: Civica Mobilitas është një projekt i Qeverisë së Zvicrës, i zbatuar nga MCMS, NIRAS dhe FCG. Mendimet e shprehura këtu nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e qeverisë zvicerane, Civica Mobilitas ose organizatave që e zbatojnë atë.

©2024 nga Sh.A.K. "Adrion", Të gjitha të drejtat e rezervuara! 

bottom of page