top of page

Për herë të parë, nxënësit si panelistë përballë ekspertëve të dhunës dhe shoqërisë.

  • Adrion
  • Dec 6, 2024
  • 2 min read


Më 4 dhjetor 2024, në ora 12:30, në Qendrën Shift në Tetovë u zhvillua paneli me temë “Roli ynë si liderë të rinj/aktivistë në luftën kundër dhunës familjare dhe ndërmoshatare”.



Aktiviteti u organizua nga Shoqata për Arsim dhe Kulturë Adrion, në bashkëpunim me Unionin e Nxënësve të Gjimnazit "Kiril Pejçinoviq" dhe mblodhi së bashku nxënës, studentë, dhe ekspertë për një diskutim të hapur e të guximshëm.


Për herë të parë, nxënësit e gjimnazit morën rolin e panelistëve dhe ndanë pikëpamjet e tyre përballë profesionistëve si psikologë, pedagogë, sociologë, psikoterapistë dhe punonjës policie nga Departamenti i Dhunës.



Panelistët nxënës, të cilët përfaqësuan zërin e të rinjve, ishin Olti Rexhepi (Kryetar i Unionit të Nxënësve), Amela Aliti, Ardian Ramadani, Omer Ahmeti, Lorin Dervishi dhe Esra Shaqiri.


Në panel morën pjesë gjithashtu të ftuar të tjerë si nxënës të gjimnazit, studentë, dhe aktivistë të përkushtuar, duke kontribuar në një dialog të hapur mbi format e dhunës, pasojat që ajo sjell, dhe rolin e rinisë në parandalimin e saj. Diskutimet prekën çështje të ndjeshme si dhuna ndërmoshatare, shkaqet e saj dhe strategjitë për krijimin e një ambienti mbështetës ku të rinjtë të ndihen të sigurt dhe të dëgjuar.



Ky aktivitet është pjesë e projektit partner "Zëri dhe pjesëmarrja e grave dhe të rinjve në: Krijimin e politikave publike dhe krijimin e një mjedisi të favorshëm për pjesëmarrjen qytetare," i cili zbatohet nga Iniciativa Qytetare e Grave ANTIKO, në bashkëpunim me Shoqatën Adrion dhe Shoqatën “Gjithmonë Bashkëjetesë”, me mbështetjen e qeverisë zvicerane përmes Civica Mobilitas.


Qëllimet kryesore të panelit ishin:


• Rritja e ndërgjegjësimit për format dhe pasojat e dhunës familjare dhe ndërmoshatare;

• Inkurajimi i të rinjve për të marrë role udhëheqëse si liderë dhe aktivistë në parandalimin e dhunës;

• Nxitja e një dialogu ndërmjet të rinjve dhe profesionistëve për gjetjen e zgjidhjeve efektive.




Rezultatet e panelit:


Pjesëmarrësit patën mundësinë të ndajnë përvoja personale, të mësojnë nga ekspertët dhe të propozojnë ide konkrete për ndërhyrje dhe mbështetje në komunitetin e tyre. Kjo qasje frymëzuese theksoi fuqinë e bashkëpunimit dhe rëndësinë e angazhimit qytetar të të rinjve për një shoqëri më të mirë.



Falënderime të veçanta për nxënësit panelistë, ekspertët dhe të gjithë të pranishmit për kontributin e tyre në këtë diskutim frytdhënës!


 
 

Sh. A. K. "Adrion"

E-mail: aadrion3@gmail.com

Telefon: +389 71 344 885

  • Facebook

ANTARËSIMI NË RRJETET

LIDHJET E PROJEKTIT

antiko-logo_3_lang.jpeg
logo (1).png
swiss-agency-for-development-and-cooperation-sdc-vector-logo.png

*Disclaimer: Civica Mobilitas është një projekt i Qeverisë së Zvicrës, i zbatuar nga MCMS, NIRAS dhe FCG. Mendimet e shprehura këtu nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e qeverisë zvicerane, Civica Mobilitas ose organizatave që e zbatojnë atë.

©2024 nga Sh.A.K. "Adrion", Të gjitha të drejtat e rezervuara! 

bottom of page