top of page

Manastir: Të rinjtë në bashkëpunim për të ardhmen. Suksesi i punëtorisë!

  • Adrion
  • Jul 6, 2024
  • 1 min read

Më 5 korrik 2024, në sallën Premier Center, të qytetit të Manastirit u mbajt një punëtori e veçantë me temë: Fuqia e vullnetarizmit: Ndryshimi fillon me ty. Në këtë aktivitet morën pjesë nxënësit e shkollave të mesme që vinin nga zonat rurale dhe nga qyteti i Manastirit. Kjo ngjarje u organizua nga Shoqata për Arsim dhe Kulturë "Adrion" në partneritet me WCI Antikon dhe me mbështetjen dhe mikpritjen e kryetares së Shoqatës Joqeveritare "22 Nëntori", znj. Sibela Alimovska.



Punëtoria ishte pjesë e projektit partner "Zëri dhe pjesëmarrja e grave dhe të rinjve në: Krijimin e politikave publike dhe krijimin e një mjedisi të favorshëm për pjesëmarrjen qytetare." Ky projekt zbatohet nga Iniciativa Qytetare e Grave ANTIKO, Shkup, dhe partnerët e projektit: Shoqata Për Arsim dhe Kulturë ADRION, Zhelinë dhe Shoqata “Gjithmonë Bashkëjetesë,” f. Kanatlarci – Prilep, dhe mbështetet nga qeveria zvicerane përmes Civica Mobilitas.



Punëtoria kishte si qëllim të trajtonte rëndësinë dhe përfitimet e vullnetarizmit. Nxënësit morën pjesë në aktivitete të ndryshme që synonin ndërgjegjësimin e tyre për të vepruar në komunitetin e tyre, për të nxitur pjesëmarrjen qytetare dhe për të zhvilluar vlerat dhe aftësitë për të ardhmen e tyre.



Gjatë punëtorisë, u ndanë përvoja dhe histori të suksesshme nga nxënës të ndryshëm dhe u hartuan plane veprimi për rrjetëzimin e mëtejshëm. Nga kjo, rezultoi që nxënësit u frymëzuan dhe u angazhuan më tej për të kontribuar në komunitetin e tyre dhe për të zhvilluar projekte që do të ndihmojnë në përmirësimin e jetës në zonat rurale dhe urbane.

Së bashku, mund të bëjmë ndryshimin!


 
 

Sh. A. K. "Adrion"

E-mail: aadrion3@gmail.com

Telefon: +389 71 344 885

  • Facebook

ANTARËSIMI NË RRJETET

LIDHJET E PROJEKTIT

antiko-logo_3_lang.jpeg
logo (1).png
swiss-agency-for-development-and-cooperation-sdc-vector-logo.png

*Disclaimer: Civica Mobilitas është një projekt i Qeverisë së Zvicrës, i zbatuar nga MCMS, NIRAS dhe FCG. Mendimet e shprehura këtu nuk pasqyrojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e qeverisë zvicerane, Civica Mobilitas ose organizatave që e zbatojnë atë.

©2024 nga Sh.A.K. "Adrion", Të gjitha të drejtat e rezervuara! 

bottom of page