Bëhu dhe ti pjesë e jona
- Adrion
- May 7, 2024
- 2 min read

Bëhu edhe ti pjesë e jona Programi kualifikues I Shoqatës për Arsim dhe Kulturë ADRION u krijua për të përmbushur nevojën që ekziston nëpër shkolla për të nxënët më të thellë dhe më jetëgjatë – të nxënët që nxënësit mund ta përdorin në mënyrë të efektshme, për më tepër, të nxënët që I bën ato jo vetëm nxënës më të mirë, por edhe anëtarë të denjë e më të frytshëm për shoqërinë.
Grupe nxënësish të zgjedhur nga shkolla të ndryshme janë mbledhur në këtë shesh dhe po performojnë art, muzikë, letërsi, interpretim dhe vallzim në hapësirën… jashtë mureve të shkollës dhe afër publikut spontan. Nxënësit janë duke u shprehur nëpërmjet artit, ndërsa, ju publik i dashur do të vlerësoni mjeshtërine dhe kreativitetin e tyre. Prandaj, cdokush që është duke kaluar afër nesh – Bëhu edhe Ti pjesë e jona… dhe diskuto me ne.

Por, ajo që na bën më të lumtur është se të gjitha artet pothuajse janë në kombinim me njëra – tjetrën, ajo që na bën ende më të lumtur është se, gjithë kjo performancë lëndore po zhvillohet në natyrë, jo brenda mureve të shkollës. Zgjedhja e tematikave është bërë nga vet nxënësit, sic e shikoni nxënësit piktore kanë disktuar me njëri tjetrin dhe kanë vendosur vet se cfare do të pikturojnë për këtë ditë, grupi Kroki – band është “sfilitur” duke bërë prova në vecanti duke e bërë përzgjedhjen muzikore, ndërsa, Ne të letërsisë kemi pregatitur skenarin dhe atë për të cilën do të interpretojme ne vazhdim.

Shkollat duhet të na përkrahin më shumë në kësi lloj punësh kreative, në kësi lloj mënyrash të të nxënit dhe të të përjetuarit të botës. Kjo metodë që po e praktikojmë, ky kombinim I arteve na jep mundësi të shprehemi dhe të jemi shpjegues më të mirë të lëndëve mësimorë. Vetëm në këtë mënyrë do të zhvillohet shpirti ynë krijues.