Anketë
- Adrion
- Aug 6, 2024
- 1 min read
Të nderuar,
Në kuadër të projektit "Zëri dhe pjesëmarrja e grave dhe të rinjve në krijimin e politikave publike dhe mjedisit mundësues për pjesëmarrjen qytetare", po e realizojmë këtë hulumtim për të marrë një pasqyrë të detajuar të aspiratave dhe nevojave tuaja si kandidatë të mundshëm për pjesëmarrje në Programin për Liderë të Rinj.
Qëllimi ynë është të analizojmë kontekstin në të cilin punoni, duke përfshirë sfidat dhe mundësitë në komunitetet tuaja.
Ju lutemi që ta plotësoni këtë pyetësor në kuadër të Programit për Liderë të Rinj.
Pjesëmarrja juaj është kyçe për të marrë një pasqyrë të aspiratave dhe nevojave tuaja, gjë që do të na mundësojë të zhvillojmë një program trajnimi të përshtatur për ju. Përmes përgjigjeve tuaja, do të sigurojmë mbështetje dhe burime për forcimin e aftësive tuaja drejtuese.
Me plotësimin e pyetësorit, do të keni mundësinë të vendosni nëse dëshironi të jeni pjesë e këtij projekti.
Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe kontributin tuaj.